Shpërndaje:

Ministri Mançevski merr pjesë në Samitin Digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Beograd, 4 prill 2019

Ministri i shoqërisë informatike dhe administratës Damjan Mançevki, mbajti fjalim në Panelin ministror, në Samitin e dytë digjital të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Mançevski, vuri në pah se në Samitin digjital i cili u mbajt për herë të parë vitin e kaluar në Shkup, vendet e rajonit vendosën themelet për bashkëpunim pë të pasur qasje të përbashkët ndaj transformimit digjital të rajonit. Qëllimi është të përmirësohet cilësia e jetesës së të gjithë qytetarëve të gjashtë vendeve.

,,Procesi i transformimit digjital është i gjatë dhe i vështirë. Veçanërisht këtu në Ballkan, ku ofrimi i shërbimeve në letër akoma llogaritet si mënyrë më e mirë dhe më e sigurtë. Megjithatë, në vitin e kaluar Maqedonia Veriore ndërmorri hapa serioze për ta ndryshuar këtë mënyrë të të menduarit dhe të punuarit dhe për ta promovuar qasjen ,,digital first”. Para së gjithash, mendoj për harmonizimin e legjislacionit vendas me Rregulloren e Bashkimit Evropian. Qëllimi është që të sigurorohen mekanizma ligjorë për të rritur besimin në transaksionet elektronike dhe për të nxitur përdorimin e identifikimit elektronik. Në këtë mënyrë, filluam me procesin e zëvendësimit dhe gradualisht heqjes së përdorimit të letrës dhe kështu duke i afruar shërbimet më afër qytetarëve”, tha ministri Mançevski.

Duke folur për sfidat me të cilat përballet rajoni në kontekstin e digjitalizimit, ai iu referua nevojës për të investuar në aftësitë digjitale.

,,Maqedonia Veriore, si dhe rajoni po përballen me “largimin e trurit”, për arsye të mundësive të kufizuara të vendeve të punës. Në fakt, pengesa në aftësitë digjitale është një nga çështjet më serioze. Kërkesa për kuadrot e IT-së është në rritje. Në të ardhmen, 9 nga 10 vende pune do të kërkojnë shkathtësi digjitale. Harmonizimi ndërmjet kërkesës dhe ofertës për tregun e punës është një nga kërkesat kryesore për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme dhe kjo është një çështje e njohur nga Qeveria jonë. Kështu, ne jemi krenar për pjesëmarrjen e Maqedonisë Veriore në projektin më të madh në nivel rajonal, projektin "Shkollat ​​e shekullit XXI". Qëllimi është të lehtësojë zhvillimin e aftësive të kodimit, të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve. Roli ynë si Qeveri nuk është vetëm të ofrojmë arsimim relevant dhe zhvillim të aftësive për epokën digjitale, por edhe të lehtësojmë hulumtimin akademik dhe zhvillimin e industrisë”, përfundoi ministri Mançevski.

Në panel, krahas ministrit Mançevski folën edhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionet të Republikës së Serbisë Tatjana Matiq dhe ministrat e dikastereve përgjegjës për transformimin digjital, Dragica Sekuliq e Republikës së Malit të Zi, i Republikës së Kosovës, Valdrin Lluka, Dorina Çinari e Repubikës së Shqipërisë dhe Sasha Dalipagiq e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Panelin e moderonte Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e RCC-së.

Мinistria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

 

 

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form