Shpërndaje:

RRETH MINISTRISË

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë i kryen punët lidhur me:

  • zhvillimin dhe promovimin e shoqërisë informatike;
  • krijimin dhe udhëheqjen e regjistrit të informacioneve dhe sistemeve komunikative si dhe paisjeve informatike brenda organeve shtetërore;
  • rrjetin e integruar të informimit dhe komunikimit, bazat e të dhënave, ndërlidhjen mes veti dhe shkëmbimin e informatave, aspektet e sigurisë dhe zhvillimin e infrastrukturës në organet shtetërore, personat juridik dhe personat e tjerë të cilëve me ligj u ëshë besuar kryerja e shërbimeve të autorizuara publike;
  • ndjekjen e situatave të teknologjive informatike dhe telekomunikative si dhe vendosjen e standardeve ndërkombëtare;
  • telekomunikacionet dhe infrastrukturën telekomunikative;
  • radiodifuzionin dhe infrastrukturën radiodifuzive;
  • rregullimin ligjor të çështjeve lidhur me administratën;
  • mbykqyrjen dhe sigurimin e zbatimit të vetëm të rregulloreve që kanë të bëjnë me nëpunësit shtetëror dhe publik;
  • zhvillimin e politikës lidhur me të drejtat, detyrimet, përgjegjësitë dhe vlerësimin e nëpunësve shtetëror dhe publik;
  • klasifikimin dhe përshkrimin e vendeve të punës, pagave dhe kompensimin e pagave të nëpunësve shtetëror dhe publik;
  • udhëheqjen e Regjistrit të nëpunësave shtetëror dhe publik;
  • përgatitijen e dokumenteve strategjike për punë efikase dhe efektive, trajnimin dhe zhvillimin profesional të nëpunësve shtetëror dhe publik;
  • zhvillimin dhe koordinimin e politikave lidhur me udhëheqjen e burimeve njerëzore;
  • reformën në administratën publike;
  • realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar sipas çështjeve nga kompetenca e saj; si dhe
  • kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj.