Shpërndaje:

NJOFTIM PËR SHTYP

Shkup, 11 korrik 2019

Në kuadër të bashkëpunimit të Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e sigurisë kibernetike, në Shkup sot mbahet punëtoria njëditore e ekspertëve për sigurinë kibernetike. Qëllimi i kësaj punëtorie është vendosja e iniciativave konkrete për mbështetjen e procesit të ndërtimin të kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe përforcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.

 

Bruksel, 9 korrik 2019

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski merr pjesë në takimin e parë të mbajtur në Bruksel, dedikuar dialogut mes BE-së dhe Ballkanit perëndimor për TIK-un.

Takimin e hapi eurokomesarja e BE-së për Ekonominë dhe Shoqërinë Digjitale Maria Gabriel, ndërsa krahas ministrit Mançevski, në takim morën pjesë edhe ministrat e dikastereve të Serbisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës.

Shkup, 5 korrik 2019

 

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës vazhdon me realizimin e masave të krijuara në Planin nacional operativ broadband.

Me atë qëllim, në seancën e fundit qeveritare u aprovua informacioni i SHMIA-së për hartimin e institucioneve publike dhe lokacioneve për qasje në WI-FI pa pagesë.

Shkup, 2 korrik 2019

Me qëllim të përmirësimit të rrethanave në përdorimin e shërbimeve broadband si dhe shpejtësinë e të njëtave, Qeveria adaptoi Planin nacional operativ broadband – PNOB (2019-2029). Qëllimi është në arritjen e shpejtësisë dhe shfrytëzimin e broadband-it, që tashmë ekzistojnë në vendet e BE-së.

Dokumenti iu dërgua në koment BE-së dhe është marrë raport pozitiv për të njëjtin.

Shkup, 1 korrik 2019

Prej sot, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, gjatë çdo udhëtimi për në vendet e rajonit, përkatësisht në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe në Mal të Zi do të mund të shfrytëzojnë internet, të dërgojnë SMS porosi, të kryejnë dhe të pranojnë thirrje për çmime më të ulëta, madje edhe deri në 99%. Këtë sot e paralajmëroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski në konferencën për shtyp.

 

Shkup, 27 qershor 2019

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, sot u takua me anëtarët e ekipit “Space Walkers”, pas suksesit të madh dhe vendit të dytë të fituar në ngjarjen e parë ndërkombëtare të FIRST LEGO League, të mbajtur në Liban. Bëhet fjalë për një garë në robotikën edukative që mbahet në më shumë se 98 shtete, ndërsa këtë vit marrin pjesë më shumë se 40.000 ekipe garuese.

Shkup, 26 Qershor 2019

Maqedonia e Veriut, me mbështetjen e Strategjive nacionale për sigurinë kibernetike-ITU, është nikoqire e Punëtorisë tri ditore për siguri kibernetike.

Shkup, 24 qershor 2019

Sot, Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, iu drejtua të pranishmëve në konferencën “Si më tej? Reformat në administratën publike pas Këshillit Evropian në qershor”.

Në fjalimin e tij, ai vuri në pah aktivitetet e realizuara gjatë dy viteve të kaluara, si dhe masat e ndërmarrura në fazën përfundimtare.

Sofje, 20 qershor 2019

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, iu drejtua forumit Innostart, që sot mbahet në Sofje të Republikës së Bugarisë.

Në sesionin e panelit “Ndërtimi i ekosistemeve inovative në Evropën Juglindore: politikat, mbështetja dhe ndërmarrja”, fjalën e mori ministri Mançevski me ministrin bullgar të Transportit dhe Komunikacionit Rosen Zheljazkov, dhe ministrin serb për Zhvillim teknologjik dhe Inovacione, Nenad Popoviç.

Pages

MINISTËR

Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Search form